Disa shtëpi të mëdha mode kanë prezantuar trendin kryesor të modës për këtë sezon
Çdo vit disenjatorët diktojnë trend të ri mode për vitin e ardhshëm, mirëpo atë që për këtë vit kanë lajmëruar është kthimi i xhinseve nga vitet ’80 të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Krahas ngjyrave neoni dhe epoletave të mëdha, edhe një trend nga e kaluara është kthyer me të madhe.
Trendi i popullarizuar i viteve ’80 sërish është këtu, madje e ashtuquajtura “acid wash” apo xhinse të shpëlara në thartirë.
Me trajtimin e materialit teksas me llojin e veçantë të thartirës arrihet ai efekt interesant.
Atë që duhet patjetër ta keni këtë pranverë në dollapin tuaj është ky lloj xhinsi i “shpëlarë”.
Ky trend në tërësi ka dominuar koleksionet aktuale të brendeve të disenjatorëve në çdo dizajn.
Xhinset e këtilla janë të përsosura me rrobat e predimensionuara të xhaketave dhe jelekëve, xhinseve të gjera, fustaneve femërore apo fundeve të modelit-A.
Modelet “acid wash” të xhinseve janë prezantuar në koleksionet e reja pranverore të shumë brendeve të disenjatorëve siç janë Balmain, Isabel Marant etj.
Gjeni edhe ju modelin tuaj të përsosur. /Telegrafi/