Të gjithë prindërit i vlerësojnë përpjekjet e para të fëmijëve për t’u bërë kreativ.
Nënat dhe baballarët ndjejnë krenari të veçantë në çdo gjë që e bëjnë të vegjlit e tyre. Por, tani ka një mënyrë shumë të bukur për t’i mbajtur kudo me vete eksperimentet e hershme të fëmijës, transmeton Telegrafi.
Dy artistë turk, Yasemin erdin tavukçu dhe Ozgur Karavit janë duke dizajnuar stoli unike duke u bazuar në vizatimet e fëmijëve.
Vizatimet e fëmijës tuaj mund t’ia dërgoni atyre dhe pas një kohe t’i pranoni si qafore, karficë pao byzylyk.
Ky projekt i jashtëzakonshëm artistik padyshim që i lumturon shumë prindër!
Më poshtë i keni disa nga punimet e këtyre artistëve, ndërsa kontaktet i gjeni në llogarinë e tyre në Instagram. /Telegrafi/