Site icon Telegrafi

Kthen paratë e plaçkitura

FBI-ja mendon se paratë i ka kthyer vetë plaçkitësi, i cili ishte penduar, ose dikush nga familjarët e tij të afërm.

Kthimi i parave nuk e arsyeton aktin e krimit, që kishte ngjatë më 9 dhjetor në “PNC Bank”, në West Huston, ka thënë agjenti i FBI-së, Jeff Killin.

FBI ka refuzuar të tregojë për shumën e parave të plaçkitura, mirëpo ka bërë të ditur se në zarfin e dërguar gjenden monedhat me vlerë prej 5, 10, 20 dhe 100 dollarëve.

Ky rast vazhdon të hetohet, pasi policia kërkon gjurmë të gishtave në paratë e dërguara. /Telegrafi/

Exit mobile version