Site icon Telegrafi

Kthen librin në bibliotekë pas 46 vitesh

David Hall kishte marrë me qira librin për babanë e tij nga Biblioteka Qendrore e Derbyt, raporton transmetuesi britanik BBC.

Ai do të mund të gjobitej me një 2.500 funte për kthimin e librit me 46 vonesë po të mos ishte amnistia.

Zotëriu Hall ishte 10-vjeçar kur e kishte marrë librin.

"Librin e gjeta derisa po pastroja sirtarin e babait tim, pasi që ai kishte vdekur 20 vjet më parë”, ka thënë ai.

"E vërejta se ishte libri i njëjtë me atë të cilin e kisha huazuar para shumë vitesh dhe mendova me vete ‘ndoshta duhet të kthehet në bibliotekë’. E më pas dëgjova për amnistinë dhe thashë qenka një mundësi e mirë”, ka shtuar Hall.

Exit mobile version