Telegrafi

Kthejeni tenin e freskët dhe shkëlqimin e flokëve

Maska për rrafshimin e flokëve
Gjysmë filxhani majonezë vendoseni në flokë të njoma. Lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta dhe pastaj lani flokët me ujë të vakët. Pas kësaj flokët lani në mënyrë të zakonshme.

Për dredha seksi
Në 2.5 decilitra ujë të ngrohtë shtonë një lugë kripë deti dhe 10 pika vaji eterik të livandës ose ndonjë tjetër aromë natyrore dhe përziejeni mirë. Vendoseni në një shishe me presion dhe spërkateni në flokët e njoma dhe lëreni që të thahet vetë.

Nënsytë
Kremin për regjionin rreth syve lëreni gjatë natës në frigorifer. Në mëngjes kur të zgjoheni lyejini nënsytë me kremin e ftohur.

/Telegrafi/