Telegrafi

Kthehet “Super Sfida” në shtator, ylli boksit Robin Krasniqi do të jetë pjesë e shout (Foto)

Shou më i famshëm garues në Kosovë, “Super Sfida”, fillon sezonin e ri me datën 3 shtator. Pjesë e kësaj gare do të jetë boksieri shqiptar me famë botërore, Haxhi Robin Krasniqi.

Emisioni më i madh garues në mediat shqiptare sezonin e ri do të vazhdojë aty ku ka mbetur në sezonin e kaluar – në çerekfinale.

Në edicionin e ri, pjesë e lojërave do të jetë ylli shqiptar i boksit, i cili do të jetë pjesë e ekipit Diaspora, së bashku me menaxherin Ilir Balija dhe modelen Ariana Plakiqi.

Përballë Diasporës do të jetë ekipi Vendlindja, pjesë e së cilës kush do të jetë do të konfirmohet shumë shpejtë.

Në nëntor, produksioni Grand Media vjen me edicion “Super Sfida Special” që do të mbahet në njërën nga palestrat sportive të Kosovës, shou i cili nuk është parë më herët nëpër ekranet shqiptare.

Grand Media ka menduar edhe për më të vegjlit duke sjellë “Super Sfida Junior”.

Shou argëtues dhe më lojëra më i madh në Kosovë, do të shfaqet përsëri ne Radio Televizionin e Kosovës (RTK), çdo të diel në mbrëmje. /Telegrafi/