Ferizaj tash e disa ditë kishte probleme në klub, pasi lojtarët kishin kohë që nuk ishin paguar.
Ata bojkotuan stërvitjet e fundit, duke kërcënuar se ndeshja e radhës me Gjilanin nuk do të zhvillohet nëse nuk paguhen.
Sot ka ardhur një lajm i mirë nga kryesia e klubit që i ka kryer obligimet dhe këtë e kanë postuar në rrjetet sociale.
“Sot klubi jonë i ka kryer pagat e fundit të futbollistëve, dhe janë rikthyer në stërvitje para duelit me Gjilanin”.
“Ne ndeshjen me Gjilanin do të hyjmë me synim të qartë që të dalim të pamposhtur nga ky duel , dhe të iu kthehemi rezultateve pozitive”.
“Ne si klub jemi të kënaqur që futbollistët i kanë marrë pagat, dhe besojmë që tani do të jemi një skuadër më e mirë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Lojtarët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit. /Telegrafi/