Telegrafi

Kthehet princi, kthehet Interi

 Nga minutat e para Interi filloi të shfaqë agresivitet, që u reflektua menjëherë edhe në rezultat.

Një top të rrezikshëm nga zona të larguar nga lojtarët mysafirë e shfrytëzoi më së miri me një volej Antonio Cassano, i cili shënoi për 1-0 pas vetëm dy minutash lojë.

Chievo punoi dhe filloi ta merrte lojën në dorë, teksa barazimin e arriti pas një harkimi të Jokic që e shfrytëzoi për mrekulli Rigoni, i cili e gjeti të përgjumur mbrojtjen Nerazzure (21’).

Interi përsëri u desh të hidhej në sulm dhe në iniciativën e parë, pas një goditje nga këndi bukur u shkëput Andrea Ranocchia për të shënuar me kokë për 2-1, që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.

Interi e filloi mirë pjesën e dytë. Një pasim të Cambiassos e ndali mirë për të goditur më pas në mënyrë mjeshtërore sulmuesi legjendar, Diego Milito, i cili u rikthye nga lëndimi me gol për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar (50’).

Me këtë fitore, Interi ka 43 pikë në tabelë, një pikë më pak se sa Lazio dhe dy pikë më shumë se sa rivali i përbetuar Milani. /Telegrafi/