Site icon Telegrafi

Kthehet prej pushimit njëvjeçar rreth botës, gjeti shtëpinë të kthyer në fermë kanabisi (Foto)

FILE - This Jan. 1, 2018 file photo shows marijuana plants for sale at Harborside marijuana dispensary in Oakland, Calif. California's marijuana industry has been living off borrowed time: Most sales being made in the state’s new legal market involve cannabis stockpiled by retailers last year. The transition to new weed is coming with an array of rules and questions about whether it will get to store shelves. (AP Photo/Mathew Sumner, File)

Tanya Lavarty nga Liverpuli i Anglisë, që u nis për një pushim njëvjeçar rreth botës, kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë të kthyer në fermë kanabisi.

Pronën familjare, 45-vjeçarja e kishte dhënë me qira dhe ishte nisur në udhëtim në Azi së bashku me partnerit, transmeton Telegrafi.

Nëna e këtij të fundit, kishte kaluar një ditë nga shtëpia dhe vërejti një gyp të çuditshëm, në pjesën anash shkallëve. Në anën tjetër, pronarja kishte nisur të dyshonte, sepse për dy muaj nuk ia paguan qiranë.

Lavarty në pronën e kthyer në fermë kanabisi

“Sapo u njoftova që diçka nuk është në rregull, e ndërpreva pushimin. Me të hapur derën, pashë aktivitetin kriminal  dhe nisa të qajë”, ka thënë Lavarty.

Policia e ka bastisur pronën, ku janë gjetur 200 bimë kanabisi, ndërsa dyshohet se kultivuesit që vepruan për më se dhjetë muaj, kanë arritur të arkëtojnë rreth 800 mijë euro. Qiraxhinjtë që janë paraqitur si familjarë nga Koreja e Jugut, janë në arrati.

Kulmi i adoptuar për kultivim të fshehtë

Pronarja që dikur ka pasur një kuzhinë për të ushqyer të pastrehët, tani kërkon ta ndihmojnë për të riparuar shtëpinë. /Telegrafi/

Exit mobile version