Gruaja e paemëruar nga Hardfordshire e Anglisë, i ka telefonuar e tmerruar forcat e rendit, kur prej valixhes i doli një akrep, që i kishte hyrë gjatë pushimeve në Meksikë.
Ajo nuk kishte qenë në dijeni se brenda rrobave, ndodhet edhe insekti i frikshëm, të cilin ka provuar ta largojë me fshesë, transmeton Telegrafi.
Pasi nuk mundi ta zë, ia vuri sipër një kuti për ta mbyllur brenda.
Meqenëse ishte ende gjallë, njësiti policor kanë kërkuar ndihmën e një qendre që merret me gjallesa ekzotike, të cilët e kanë marrë që të kujdesen për te.
Akrepi që i përket familjes Vaejovidae, është shumë i rrezikshëm dhe me një pickim mund të shkaktojë lëndime me pasoja të mëdha.
“Megjithëse ka udhëtuar mijëra kilometra, ka mbetur i padëmtuar. Do të na nevojitet ta kemi në koleksion”, është thënë lidhur me rastin. /Telegrafi/