Forcat policore e kanë pritur në aeroport një aeroplan privat, duke mos lejuar asnjë prej pasagjerëve të dilnin përjashta, derisa u kthyen sërish prej nga kishin ardhur.
Pasagjerët e aeroplanit, ishin tre miliarderë britanikë, që kishin udhëtuar nga Londra për në Marseille të Francës, së bashku me disa shoqëruese dhe shërbëtorë, ndërsa donin të kalonin si pasojë e coronavirusit në një hotel luksoz, ku për një natë duhet të paguhen rreth 70 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Por, mbrojtësit e rendit nuk e lejuan një pushim të tillë dhe e detyruar aeroplanin të kthehej, pasi qëndroi për tri orë në aeroport, derisa gjithçka ishte gati për rinisje.
Në videon e realizuar brenda këtij aeroplani, shihen policët teksa qëndrojnë në pistë dhe nuk lejojnë asnjë negociatë me pasagjerët që insistonin të zbrisnin nga aeroplani.
Sipas njërit nga pjesëmarrësit në këtë udhëtim, është thënë se ata nuk ishin turistë të zakonshëm, por miliarderë, që donin të bisedonin për një projekt, si pjesë e të cilit do të punësoheshin 900 njerëz.
Njoftimet për shoqëruese ai i ka hedhur poshtë, duke thënë se në bord kishte roja sigurimi, sekretare dhe përkthyese, ndërsa autoritetet e sigurisë janë budallenj që nuk i pranuan.
Gjatë kësaj kohe të pandemisë, kur Franca i ka ndaluar të gjitha udhëtimet, nuk është bërë kompromis as për këta pasanikë që donin të shpenzonin shumë në vilat private të një hoteli. /Telegrafi/