Zvicra e ka barazuar rezultatin në 1-1 me Skocinë në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Helvetikët e nisën keq ndeshjen, duke pësuar një auto-gol në minutën e 13-të, kur Fabian Schar nuk arriti ta largonte goditjen e Scott McTominay.
Por, Xherdan Shaqiri i barazoi shifrat në 1-1 ku realizoi në minutën e 26-të.
Ky gol mund të jetë më i miri i fazës së dytë në grupe, pasi ishte një goditje vërtetë mahnitëse. /Telegrafi/