Zhurma që i erdhi nga një dollap në dhomën e fjetjes, burrin e njohur vetëm si Stu e tmerroi dhe nuk guxonte të shikonte se çfarë po ndodhë.
Ai ishte kthyer pas një pushimi të shkurtër, në shtëpinë e tij që ndodhet në Londër dhe kur hyri në dhomën e fjetjes, pësoi befasinë e pakëndshme, transmeton Telegrafi.
“Kishte klithma nga poshtë dollapit, kur shikova pas shumë droje, e pashë mecen e fqinjëve që kishte sjellë në jetë edhe të vegjlit” ka shkruar Stu në Twitter.
Fqinjët mbetën të befasuar, kur e panë macen që po e kërkonin gjithkund, madje kishin edhe disa të vegjël.
Sipas Stu, gjëja kryesore para nisjes në pushim, është sigurimi i çdo hapësire të shtëpisë, që të mos hyjë ndonjë gjallesë që mund të shkaktonte dëme edhe më të mëdha. /Telegrafi/