Site icon Telegrafi

A do kthehet në “spiun” Salah Abdeslam? Ja se si përgjigjet avokati i tij

Salah Abdeslam, i dyshuari për sulmet në Paris që u arrestua javën e kaluar në Belgjikë, po e peshon veten në flori para hetuesve.

Kështu shprehet, avokati i tij, Sven Mary duke shtuar se ai po bashkëpunon dhe nuk po shfrytëzon të drejtën për të mos folur.

Por, avokati i tij mohoi lajmet se, 26-vjeçari mund të bëhet “spiun” në kthim të një trajtimi më të butë.

Abdeslam u kap në një apartament në Bruksel dhe po merret në pyetje nga policia belge.

Ai është i vetmi terrorist i mbijetuar që mori pjesë në sulmet në Francë.

Abdeslam, i cili ka dy shtetësi po lufton kundër ekstradimit në Francë. Por, pavarësisht kësaj, avokati tha se, atë do ta ekstradojnë.

Exit mobile version