Site icon Telegrafi

Kthehet në punë “Kosova B” pritet stabilizim i furnizimit më rrymë

Për shkak të sfidave të ndërlidhura me vjetërsinë e stabilimenteve pas periudhës mbi 35 vjeçare të operimit dhe eksploatimit, proceset e prodhimit nga njësite ekzistuese gjeneruese te Termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, janë shumë komplekse dhe vështirë të parashikueshme.

Pavarësisht kësaj, falë angazhimit të pashoq të gjithë punëtorëve në të gjitha hallkat e ndërlidhura të punës dhe menaxhimit efikas, brenda afatit rekord, është eliminuar defekti teknik në stabilimentet e përbashkëta të furnizimit me qymyr të Termocentralit “Kosova B”.

“Si rezultat i këtij angazhimi, njësia B2 tashmë është duke prodhuar me kapacitet optimal, përderisa njësia B1 gjatë orëve të mbrëmjes do të jetë në dispozicion për prodhim”, ka njoftuar KEK-u nëpërmjet një komunikate për media.

Si rrjedhim, në orët e mbrëmjes, prodhimi i energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese të KEK-ut pritet të stabilizohet në tërësi sipas planit.

Në fund, KEK falënderon për mirëkuptim të gjitha palët që mund të ishin afektuar në këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version