Telegrafi

Kthehet në funksion web faqja e ambasadës së Kosovës në Zvicër

Është rikthyer në funksion web faqja e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.

Në njoftimin e bërë për media nga ambasada thuhet se problem në sistemin e shërbimit konsullor tashmë është rregulluar.

“Ambasada e Republikës së Kosovës ju njofton se problemi në sistemin e shërbimit konsullor me aplikimin për pasaporta dhe letërnjoftime tani më është rregulluar dhe çdo gjë është duke funksionuar normalisht në shërbimin konsullor në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Telegrafi më herët ka raportuar se web faqet e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës nuk janë duke funksionuar, dhe se për këtë qytetarët nuk po mund të marrin shërbime.

Lexo po ashtu Vazhdojnë të jenë jashtë funksionit web faqet e ambasadave të Kosovës - MPJD nuk deklarohet për problemin

Lidhur me problemet e shfaqura në misionet diplomatike nuk ka pasur asnjë sqarim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /Telegrafi/