Site icon Telegrafi

Kthehet në bibliotekë librin që u huazua para 120 vitesh (Foto)

Alice Gillett nga Somerset i Britanisë së Madhe, e ka kthyer në bibliotekë një libër, që ishte huazuar 120 vite më parë nga gjyshi i burrit të saj.

Gruaja 77-vjeçare ka qenë duke pastruar, kur ka hasur në këtë botim të shkruar nga William B Carpenter, transmeton Telegrafi.

Derisa po e shfletonte librin, ajo gjeti letrën e vulosur që tregon se është marrë nga një shkollë në Hereford në vitin 1886.

Me të kuptuar se kujt i përket, Gillet e ka kthyer librin së bashku me një letër ku kërkon falje.

“Më vjen keq t’ju informojë se një nga ish-nxënësit tuaj, e ka marrë dhe nuk e ka kthyer kurrë një nga librat. Sigurisht se kjo i ka nxjerrë problem stafit të dikurshëm, në kohën kur numri i botimeve ishte tepër i vogël”, shkruan në letër.

Sidoqoftë, asaj nuk i është kërkuar të paguajë afro nëntëmijë euro dëmshpërblim, për kohën e gjatë që nuk është bërë kthimi. /Telegrafi/

Exit mobile version