Site icon Telegrafi

Kthehet kultura në Tetovë, ‘Volpone’ shfaqet më 9 mars në Tetovë (Foto)

Teatri i Tetovës për disa muaj me radhë nuk ka pasur ndonjë shfaqe për t’i ”ushqyer” me kulturë tetovarët.

Sulejman Rushiti është regjisor i shfaqjes së parë të vitit 2018 e cila është vepër e Ben Johnson e cila u modifikuar nga Stefan Cvajg.

Kjo shfaqje do të shfaqet më 9 mars (e premte) nga ora 19:00 në ambientet e Teatrit të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë shfaqje luajnë: Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Berat Saliu, Argjenda Hasani, Hasim Memishi-Sopi, Elmedina Ameti, Shkumbin Zeqiri, Linda Shabani dhe Sami Mustafa-Jacky.

Rushiti për Telegrafi Maqedoni ka thënë ”Volpone, e shkruar nga Ben Johnson dhe dramatizuar nga Stefan Cvajg trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësiaht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta. Vlerësoj se do të rezonojë me spektatorin. Premiera është planifikuar më 9 mars, 2018. Teatri pa mesazh është i vdekur, pikërisht mesazhi e bën art të gjallë.”

Kjo shfaqe është e mbështetur nga Ministria e Kulturës në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version