Telegrafi

Kthehet Huruglica

“Komisioni nuk ka gjetur ndonjë argument për ta larguar Huruglicën dhe e deklaron atë të pafajshëm për futjen e maunave brenda territorit të Kosovës”.

Express shkruan se , menjëherë pas raportit pritet të shfuqizohet vendimi për suspendimi

e tij dhe Huruglica do të kthehet në pozitën e tij si drejtor i doganave.
Këto informacione, gazeta i mbështet në burime brenda qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Drejtori i Doganave, Naim Huruglica, së bashku me sekretarin e ministrisë së Mjedisit, Muhamed Aliu, janë suspenduar nga puna si përgjegjës për lejimin e futjes në Kosovë të 60 tonëve më vaj disulfurik, e cila konsiderohet e rrezikshme për mjedisin. Maunet janë ende brenda territorit të Kosovës dhe një kompani kroate po kryen asgjësimin e tyre.

Përveç përgjegjësive për futjen e maunave në Kosovë suspendimi i Huruglicës ishte bërë edhe me arsyetimin se ky i fundit ishte përgjegjës për gjetjet e Zyrës së Auditorit Gjeneral për keqpërdorime në Shërbimin Doganor të Kosovës.