Telegrafi

Kthehet harmonia mes Benzemas dhe Viniciusit, kombinuan disa here mes vete dhe krijuan një aksion të bukur së bashku

Real Madridi e ka mposhtur Huescan me rezultat 4-1, duke mos e diskutuar fitoren nga fillimi në fund e që i mban lider në La Liga.

Përpara kësaj ndeshje e gjithë vëmendja ishte te marrëdhënia mes Karim Benzemas dhe Vinicus Junior, pas atij skandali të publikuar nga mediat më mes të pjesëve në Ligën e Kampionëve, ku mbretërit ishin duke pësuar humbje nga Borussia M’gladbach.

Në stërvitjen e fundit mediat e afërta më klubin shkruanin se dyshja kanë komunikuar mes vetët dhe ai episod i takon të shkuarës.

Vinicius u la në banë në këtë ndeshje, ndërsa u aktivizua në minutën e 60.

Në këtë takim Benzema shënoi dy gola, ndërsa kur Vinicius u fut në lojë, pritej që që topi të mos pasohej edhe aq mes këtyre dy lojtarëve.

Por nuk doli ashtu, pasi në 30 minuta sa ishin të dy bashkë në fazën e sulmit shkëmbyen tetë pasime.

Madje në një rast shihet një shpërthim i Vinicius Junior nga e majta drejt zonës ku pasoi topin në qendër për Benzeman i cili nuk arriti ta konkretizoj rastin.

Duket se harmonia te Real Madridi është kthyer, pasi edhe Eden Hazard ka gjetur golin e parë këtë sezon me fanellën e Los Blancos. /Telegrafi/