Kapiteni i Kosovës në hendboll, Valon Dedaj, është kthyer pas mungesës prej disa javësh për shkak të lëndimit. Dedaj të dielën udhëhoqi Kreuzlingenin që shënoi fitoren e parë në Superligën e Zvicrës.
Kreuzligeni fitoi 29-28 ndaj Bernit, ndërsa Dedaj shënoi shtatë gola nga 11 tentime.
Ndeshje të madhe kishte Haris Berisha, që bëri 15 pritje. Bujar Ramosaj shënoi tre gola nga tri tentime. Drilon Tahirukaj i kishte dy gola, ndërsa Drenit Tahirukaj një.
Kruezligeni po luan për herë të parë në Superligë dhe fitoi pikët e para. Kishte tetë humbje rresht, por forma e skuadrës është në ngritje.
Luigj Quni shënoi dy gola nga tri tentime në fitoren 28-21 të Amicitia Zuerich ndaj Wacker Thunit.