Telegrafi

Kthehet BKT Superliga e Kosovës, orari i javës së 19-të

Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në BKT Superligë, ku do të zhvillohen ndeshjet e javës së 19-të.

Tri ndeshje do të luhen të shtunën, derisa dy të tjera të dielën.

Ballkani pret Dukagjini në një ndeshje mjaftë interesante, ndërsa Drenica do t’i bëjë konak lideri, Gjilanit.

Drita pritet të ketë punë të lehtë ndaj Feronikelit, që tashmë ka mbetur pa lojtarët kryesorë.

Të dielën do të zhvillohet ndeshjet Malisheva – Prishtina dhe Llapi – Ulpiana.


Orari

E shtunë, 12.02.2022

13:00 Ballkani – Dukagjini

13:00 Drenica – Gjilani

13:00 Drita – Feronikeli

E diel 13.02.2022

13:00 Malisheva – Prishtina

13:30 Llapi – Ulpiana


/Telegrafi/