Kutia me ar, e vjedhur para disa ditëve në fshatin Bogovinë të Tetovës, mbrëmë është kthyer në oborrin e shtëpisë prej ku është vjedhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga SPB Tetovë, F.A (43) gjysmë ore para mesnate ka paraqitur në polici se në oborrin e shtëpisë ka gjetur kutinë me ar, të cilën e ka paraqitur të vjedhur të martën e kaluar.
Nga vjedhja e para katër netëve, persona të panjohur morën rreth 4.100 euro. Policia po punon për zbardhjen e rastit./Telegrafi/