I ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta një adoleshent në Fushë Dukat në Vlorë.
Policia njofton se më datë 26.02.2017, rreth orës 22:35, në fshatin Fushë Dukat, Vlorë, është vetëvrarë me armë gjahu “Çifte”, shtetasi D.J., 16 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me banesën që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta, shkruajnë mediat shqiptare.
“Në momentin kur i riu minoren ka kryer këtë akt, ka qenë vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga familjarët e tij (prindërit) sapo këta të fundit ishin kthyer nga Tirana”, njofton policia.
Në këto kushte kanë njoftuar menjëherë Policinë e Vlorës.
Grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.