Telegrafi

Kthehen nga pushimet, çifti i jep fund lidhjes duke u rrahur në aeroport (Video, +16)

Një çift që sapo ishin kthyer nga pushimet i dhanë fund lidhjes së tyre me grushta e shqelma në aeroport, ku në prezencë të qindra kalimtarëve një djalë i ri nuk hezitoi ta përplas disa herë për tokë partneren e tij.

Dyshja janë filmuar duke u grindur dhe pas disa sekondave situata eskalon dhe i riu shfaqet i dhunshëm, duke e përplasur për tokë të dashurën, transmeton Telegrafi.

Dhe kur ajo tenton të largohet ky veprim nervozon të riun, i cili sërish e rrëzon në tokë dhe nuk e lejon të ngritët në këmbë. Por, fatmirësisht disa kalimtarë rasti dhe policia e aeroportit intervenojnë duke e ndalur të riun.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aeroportin e Aruba të Ishujve Karaibe, por nuk dihet saktë se kur është filmuar. /Telegrafi/