Site icon Telegrafi

​Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

14 fëmijë shqiptarë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri kanë mbërritur në Shqipëri. Operacioni për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.

Kryeministri Edi Rama pas kthimit në Rinas iu drejtua mediave ku dha detaje rreth operacionit, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë me operacionin e radhës për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kapmet siriane.

Rama falënderoi për operacionin gjeneralin Abass Ibrahimc.

Exit mobile version