Telegrafi

Kthehen emigrantët, më e ngarkuar pika kufitare e Kapshticës

Pikat doganore me vendet fqinjë vazhdojnë të jenë të ngarkuara, sidomos ato me Greqinë. Fluksi më i madh aktualisht duket se është në pikën doganore të Kapshticës, ku megjithatë nuk ka radhë të gjata. 5 mijë persona dhe 1800 makina kanë dalë nga Shqipëria 24 orët e fundit.

Pala shqiptare po punon me 6 sportele ndërsa pala greke me 3 sportele. Pala greke ka thënë se do të shtojë numrin e sporteleve nëse rritet numri i personave që kalojnë kufirin. /Telegrafi/