Telegrafi

Kthehen dhjetëra kosovarë nga Siria, Tahiri sot jep detajet

Dhjetëra kosovarë që kanë qenë në zonat e luftës në Siri janë kthyer mbrëmë në Kosovë me një aeroplan i cili ka mbërritur në orës mes së premtes dhe së shtunës.

Në Aeroportin “Adem Jashari” ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili konfirmoi se operacioni i planifikuar për kthimin e qytetarëve kosovarë nga Siria tashmë ka përfunduar me sukses.

Lexo po ashtu Të kthyerit nga Siria dërgohen në fshatin Vranidoll (Video)

Mirëpo, mbrëmë ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, pasi sot prej orës 10:00 do të mbajë një konferencë për media ku do të tregojë më shumë rreth operacionit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Siria.

Një numër më i madh i forcave policore është vënë re në aeroportin “Adem Jashari”, ndërsa ka pasur edhe ambulanca dhe mjete të tjera transportuese./kp/