Site icon Telegrafi

KT Peja dominon në kampionatin e tenisit të Kosovës

Gjatë fundjavës në fushat e tenisit në Gërmi është zhvilluar kampionati ekipor i Kosovës në tenis në të dyja konkurrencat ku shkëlqeu KT Peja duke i fituar titujt në të dyja kategoritë.

Në konkurrencën e femrave, Peja e cila në ekip kishte Aja Broqin dhe Blearta Ukëhaxhajn në finale mposhti Sporekun nga Gjakova.

Dyshja fituan me rezultat 2-0 duke mbrojtur me sukses titullin e fituar vitin e kaluar.

Te meshkujt KT Peja në përbërje kishte dyshen Melos Nallbani /Mal Agushi.

Në gjysmëfinale Peja ishte më e mirë se Prishtina derisa në finalen e madhe Melos Nallbani e Mal Agushi në meçin vendimtar në dyshe mposhtën ekipin e Rilindjes i cili përbëhej nga 2 tenistë me kualitet dhe përvojë shumë të madhe, Shëndrit Deari dhe Granit Bajraliu.

Fillimisht Agushi shënoi fitore ndaj Bajraliut me 2-0 në sete derisa u kundërpërgjigj Deari duke mposhtur Nallbanin me po ashtu 2-0 në sete.

Për Pejën në konkurrencën e meshkujve ishte ky titulli i parë i kampionit në konkurrencën ekipore. /Telegrafi/

Exit mobile version