“Këtë vit ka regres në pjesën e të drejtave të punëtorëve dhe se në shtetin tonë nuk funksion dialogu social”. Këtë e theksoi kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Bllagoja Rallpovski në Konferencën e sotme Nacionale të KSP-së për të drejtat sindikale, në temë “Roli dhe ndikimi i sindikatave në shoqëri”.
“Dialogu social nuk funksionon dhe është vetëm një maskë që të shfaqet se diçka po ndodh. Por, nuk ndodh asgjë. Pa presion nga ana jonë nuk mund të arrijmë kurrfarë të drejtash të cilat janë të garantuara me ligj”, tha Rallpovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e gazetarëve se a presin përmirësime me ndryshimet e reja të Ligjit për Marrëdhënie Pune, ai theksoi se shohin se “nuk ka asgjë nga ligji”. Ai shtoi se ky është vetëm ”një debat i zbrazët në të cilin autoritetet tentojnë të thonë se ka dialog social” dhe se po ndodhin disa ndryshime në pjesën e të drejtave të punëtorëve.
Rallpovski theksoi se në vitin 2020, nëse nuk kanë mirëkuptim nga ana e pushtetit, ata si sindikatë do të vazhdojnë me mbajtjen e protestave dhe grevave që t’i marrin të drejtat e punëtorëve të garantuara me ligj.
Profesori universitar Llazar Jovevski në fjalimin e tij në konferencë theksoi se zbatimi praktik, mbikëqyrja e kontrollit dhe përforcimi i vetëdijes edhe te punëdhënësit edhe te të punësuarit në raport me çështjen thelbësore për të cilën ka të bëjë me zbatimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës të parapara në Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe në ligjet e tjera, të cilat kanë të bëjnë me këtë sektor, janë sfidë thelbësore për shoqërinë tonë dhe për sistemin tonë të punës-juridik./Telegrafi/