Sot Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozoi rekomandime dhe udhëzime në lidhje me skriningun në shkolla.
Ky komision dha rekomandime dhe udhëzime që të caktohen disa institucione shtetërore sipas metodologjisë që u vërtetua në mbledhjen e sotme dhe të fillojë skriningu dhe të përfundojë sa më shpejt.
Qëllimi i skriningut sipas zëdhënësit të këtij komisioni, Zllate Mehmedoviq është që mblidhen infromacione se si është bartja e virusit në shkolla, posaçërisht kur kemi rritje të rasteve te mosha 6 – 14 vjet.
Sipas tij, metodologjia është konfirmuar dhe do të testohen jo më shumë se 2.000 nxënës./Telegrafi/