Site icon Telegrafi

KSLM sot promovon mekanizmin për zgjidhje të kontesteve të punës

Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM) sot do ta promovojë mekanizmin për zgjidhje të qetë të kontesteve të punës, në rrugë jashtëgjyqësore, me ndihmën e ndërmjetësuesit, gjegjësisht arbitrit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Ngjarja ka për qëllim të informojë opinionin më të gjerë se me mekanizmin e vendosur për tejkalim të suksesshëm të kontesteve kolektive ose individuale krijohet siguri më e madhe ligjore dhe procedura efikase të cilat janë në interes të të gjitha palëve të përfshira.

Ligji për zgjidhje të kontesteve të punës hyri në fuqi në vitin 2015, ndërsa tani, vlerëson KSLM, janë krijuar edhe kushte për zbatimin e tij efektiv. /Telegrafi/

Exit mobile version