Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM) paralajmëroi se ditën e mërkurë do të protestojnë pas çka nga Qeveria informuan se kanë dërguar ftesë për takim me përfaqësuesit e tyre.
“Edhe krahas qëndrimeve tona të shprehur në publik, edhe përkundër shumë reagimeve nga sindikatat ndërkombëtare dhe dëshmive për thyerje të ligjit dhe konventave të Organizatës ndëkombëtare të punës, të ratifikuara në Kuvendin e Maqedonisë, të cilat janë detyruese, edhe përkundër protestës së paralajmëruar më 17.01.2018, edhe më tej vazhdojnë heshtja, injorimi, diskriminimi, trysnitë, përjashtimet nga puna, por jo edhe përgjegjësi për bisedime dhe gjetjen e zgjidhjes për kërkesat tona legjitime”, thuhet në kumtesën e KSLM-së.
Pas këtyre paralajmërimeve për protestë, nga Qeveria e RM-së informuan se kanë dëguar ftesë zyrtare për takim me përfaqësuesit e KSLM-së./Telegrafi/