Site icon Telegrafi

KSLK reagon ndaj UA-së për importim të mishit

KSLK ka vlerësuar se një Udhëzim i formës së lëshuar nuk është i pajtueshëm fillimisht me aktin më të lart të vendit – Kushtetutën e poshtua as me ligjet në fuqi.

“Bazuar në faktin se zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale janë interesa tepër qenësore për një shtet stabil, me një Vendim të tillë po pengohen dy shtylla shumë domethënëse, ajo e biznesit dhe punëtorët të cilëve u rrezikohet drejtpërdrejtë puna dhe marrëdhënia e punës”, thuhet në reagimin e KSLK-së.

Një vendim i tillë sipas KSLK-së nuk i kontribuon zhvillimit të tregut të lirë.

KSLK po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmarrjen e masave të rrepta të kontrollit të kualitetit të mallit të importuar, jo vetëm të mishit dhe produkteve me prejardhje shtazore por edhe mallrave tjera.

“Çdo import ti nënshtrohet zbatimit të proceduarave legale dhe legjitime. Kjo do të ishte forma më e mirë në interes të qytetarëve, punëtorëve po edhe konsumatorëve të Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version