Telegrafi

KSLK , kërkon realizimin e kërkesave të punëtorëve shëndetësor

Në një njoftim zyrtar të KSLK-së thuhet se, pavarësisht se nga ana e kolegëve tanë të shëndetësisë nuk është kërkuar një solidaritet dhe harmonizim i kërkesave dhe qëndrimeve e me të cilat do të dilnim shumë më të fuqishëm dhe më të arsyeshëm, megjithatë për hir të punëtorëve të kësaj kategorie e ndiejmë të nevojshme dhe të arsyeshme të shprehim indinjatën por edhe solidaritetin me kërkesat e tyre.

“Në kuadër të kësaj, pra si KSLK , jemi të shqetësuar me ngjarjet që po zhvillohen ditëve të fundit dhe u dërgojmë një mesazh të arsyeshëm kompetenteve .Dëshirojmë që kjo grevë të përmbyllet, sa më parë me plotësimin e kërkesës për ngritjen e pagave në bazë të marrëveshjes së lidhur kohe më parë”.

KSLK ka kërkuar nga Qeveria që çështja e këtyre punëtorëve të merret më seriozisht dhe gjinden modalitete dhe forma për të dal nga kjo situatë që mund të prodhojë pasoja kaotike. Pasoja, këto të cilat nuk do ti dëshironte askush prej nesh si përfaqësues të punëtorëve. /Telegrafi/