Telegrafi

KSLK e pakënaqur me bordin e AKP-së

Nënkryetari i Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK), Ali Dragusha nuk është i kanqur me punën e bordit të AKP-së, por as me punën e përfaqësueseve të Punëtorëve në këtë bord. Ai tha se kanë bërë kërkesë në bordin e AKP-së për ta pasur përfaqësuesin e vet në këtë bord, pasi do të mbroheshin të drejtat e punëtorëve më shumë.

“Përfaqësuesit e punëtorëve në bordin e AKP-së nuk po i përfaqësojnë interesat e punëtorëve, kur kemi parasysh20 përqindëshin dhe çështjet e tjera”, tha Dragusha.

Në anën tjetër zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi tha se sipas ligjit për AKP-në, në bord të saj punëtoret përfaqësohet vetëm nga një sindikat.

Sipas Ligjit për AKP-në, Bordi i drejtorëve të kësaj agjencie përbehet prej tetë anëtarëve.
“12.2 Kuvendi i Kosovës do të emërojë pesë Drejtorë, duke përfshirë një përfaqësues nga një komunitet jo-Shqiptar si dhe Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës,dhe të përcaktojë njërin nga të emëruarit që të shërbejë si kryesues i Bordit”, theksohet në ligj, përveç këtyre edhe ICO-ja ka tre përfaqësues.

Në Bordin e AKP-së punëtorët përfaqësohen nga Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, ndërsa ish-kryetari i KSLK-së Bahri Shabani në bord përfaqëson Qeverinë në cilësinë e ekspertit. /Telegrafi/