Konfederata e Sindikatave të Lira dhe Shoqata e Maqedonisë për mbrojtjen gjatë punës sot kanë dorëzuar propozim deri tek qeveria që ditët prej 4 prill deri më 20 prill të shpallen ditë jo pune.
Arsyeja e një propozimi të tillë, siç njoftojnë nga atje, është parashikim që kulmi i pandemisë të jetë në mes të prillit, ndërsa gjatë asaj periudhe ka festa të mëdha fetare siç janë Pashkët Katolik më 12 prill, Pashkët Ortodokse më 19 prill.
“Nga kjo supozojmë se infektimi mund të përhapet më shumë nga se pritet”, thonë nga KSL.
Pagat ditore të të punësuarve në atë periudhë do të përballoheshin nga Qeveria, ndërsa kompanitë që ende ishin në likuidim do ta bartin barrën vetë në shenjë solidariteti./Telegrafi/