Komisioni për Sëmundjet Infektive do t’i rekomandojë Qeverisë një paketë të re të masave kufizuese për periudhën nga 18 dhjetor deri më 21 janar, në mënyrë që të shmanget rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 në periudhën e ardhshme të festave.
“Rekomandimet për masat kufizuese drejtohen në disa segmente, në pjesën e riorganizimit të orëve të punës së furnizuesve të ushqimit, rekomandime për tubime publike, rekomandime për bashkësitë fetare, organizatave të punës dhe rekomandime në lidhje me punën e restoranteve në objektet e hotelierike”, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Rekomandimi për Qeverinë do të jetë që të mbyllë objektet e hotelierisë nga ora 18:00, në vend të orës 21:00 të mëparshme./Telegrafi/