Telegrafi

KSI: Ka rritje të rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni, të mbahen maska në hapësira të mbyllura

(Foto: ECA)

Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme ka konstatuar se ka rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19 krahasuar me javën e kaluar dhe kjo rritje është 65.8%, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Njëkohësisht, u konstatua se nuk ka rritje të numrit të shtrimeve (aktualisht janë të shtruar 10 pacientë me Covid-19) dhe nuk ka rritje të numrit të vdekjeve.

Sipas këtyre parametrave dhe duke marrë parasysh trendin e rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 në vendet fqinje dhe në botë, kujtojmë detyrimin për të mbajtur maska ​​në ambientet e kujdesit shëndetësor, ambientet e kujdesit, farmacitë dhe transportin publik”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Gjithashtu, rekomandojmë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm, të mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë publik dhe të zbatojnë masat e përgjithshme mbrojtëse, si: maskë mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe larja më e shpeshtë e duarve./Telegrafi/