KSI, emri i vërtetë i të cilit është Olajide “JJ” Olatunji fitoi meçin e shumëpërfolur amator ndaj rivalit të tij në YouTube, Logan Paul, me një fitore interesante të zhvilluar në Los Angeles.
26-vjeçari fitoi pas gjashtë raundesh me vendim të ndarë ndeshjen e zhvilluar në Staples Center ndaj rivalit të tij Logan Paul.
Dyshja u ndan me barazim në luftën e tyre të parë në Mançester, gushtin e kaluar, por KSI mori më të mirën ndaj rivalit të tij në këtë ndeshje të zhvilluar në Los Angles.
KSI fitoi 57-54 dhe 56-55 nga dy gjyqtarë, ndërsa Paul fitoi 56-55 nga gjyqtari tjetër, por që nuk i mjaftoi.
The scorecards for tonight’s Main Event 📊#KSILoganPaul2 pic.twitter.com/XPsoOCt0Q2
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) November 10, 2019
Të dy luftëtarët dolën duke u lëkundur nga raundi i parë me shumë pak shou dhe goditje midis tyre për raundet e hapjes.
KSI mendoi se e kishte hedhur Logan Paul në dysheme në raundin e tretë, por gjyqtari e vendosi atë si një rrëshqitje dhe jo si një goditje.
“We put on a good show and I’ll love you forever.” 🤝
(📸: @LoganPaul / IG) pic.twitter.com/zrtxW8Ylg4
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) November 10, 2019
Britaniku ishte ai që u rrëzua në raundin e katërt me një goditje të fortë me të djathtën, por Paul u penalizua me pikë më pas, pasi e kishte goditur kundërshtarin sa ishte në tokë.
Lufta shkoi deri në raundin e gjashtë dhe në fund të dy njerëzit e famshëm të YouTube ishin të etur për të siguruar vendimin në favor të tyre.
What A Photo 📸#KSILoganPaul2 pic.twitter.com/I18E2AV3Kr
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) November 10, 2019
Tifozët e mbledhur iu dhanë luftëtarëve një ovacion të madh, por ata nuk preknin dorezat pas kambanës përfundimtare pasi ishin të hidhëruar.
Megjithatë, në fund Ata përfundimisht u përqafuan pasi vendimi erdhi në favor të KSI në Staples Center. /Telegrafi/