Komisioni për zgjedhje dhe emërime, njëzëri ka pranuar propozimin e Lëvizjes Besa, për anëtar të KSHZ-së që të jetë Emira Asani Salija, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi do të dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit, e cila pritet që sot të vendoset në rend dite.
Ermira Asani Salija vjen në vend të Bedredin Ibraimi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Ilija Dimovski ka kërkuar që Kuvendi të falenderojë Ibraimin për angazhimin e deritanishëm, duke vlerësuar si një profesionist të madh.
Zgjedhja e anëtarit të ri të KSHZ-së vijon pas ndryshimeve në Ligjin për zgjedhje. Në KSHZ bëhen këto ndryshime pasi Lëvizja Besa ishte dyta si parti opozitare sipas numrit të deputetëve. /Telegrafi/