Votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe të shpërngulurve, si dhe të burgosurve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, që mbahet një ditë para zgjedhjeve të nesërme lokale, tani për tani zhvillohet mirë dhe pa probleme, njoftoi pasdite në konferencë shtypi zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lupka Guguçevska.
Vendvotimet janë hapur në orën 7 në mëngjes dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19.
Një ditë para zgjedhjeve votohet në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, ku të drejtë vote kanë 1.882 persona. Të drejtën e tyre për të votuar sot do ta shfrytëzojnë 5.025 të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe persona në paraburgim shtëpiak. Sot votojnë edhe nëntë persona të shpërngulur në brendësi.
Zgjedhjet lokale do të realizohen në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Do të votohet në 3.480 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 1.814.644 zgjedhës të cilët mund të prononcohen për kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë nga 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupet e zgjedhësve./Telegrafi/