Telegrafi

KSHZ: Votimi në Çair filloi në kohë dhe vazhdon pa pengesa

Rivotimi në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit, ku po përsëritet votimi nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, filloi në kohë dhe zhvillohet pa pengesa, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Në këtë vendvotimin gjithsej janë të regjistruar 719 zgjedhës. Dje, një ditë para përsëritjes së votimit të rrethit të dytë të Zgjedhjeve Lokale në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit, votuan të sëmurët dhe personat e pamundur.

Nga Komsioni Komunal Zgjedhor në Çair deklaruan se vetëm tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar.

Gjykata Administrative pas ankesës së Lëvizjes Besa, vendosi për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim.

Dallimi në Çair mes Visar Ganiut të BDI-së dhe Zekerija Ibrahimit nga BESA, në rrethin e dytë, ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2091 dallimi është 66 vota.

Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy rrethe, më 15 dhe 29 tetor./Telegrafi/