Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi sot se të dielën, kur do të rivotohet në vendvotimin me numër ‘2011’ në Tearcë do të mbajë vetëm një konferencë për shtyp në ora 21:30, në selinë e Komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
KSHZ njoftoi se për pjesëmarrjen e votuesve në vendvotimin’2011′, nga ora 10:00, 13:00 dhe 17:00, do të informojnë nëpërmjet njoftimeve për shtyp. /Telegrafi/