Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kanë mbërritur në vend 4000 aparatet për identifikimin e votuesve me shenjat e gishterinjve, që do u shpërndahen Komisionet Komunale Zgjedhore.
Trajnimi i këshillave zgjedhor duhet të përfundojë të martën.
Nëse aparaturat do të shfaqin ndonjë defekt eventual, atëherë KSHZ vendos për përdorimin e llampës UV dhe sprejit për të mos cenuar ecurinë e procesit të votimit. Ende vazhdon afati për paraqitjen e të sëmurëve që votojnë një ditë para të tjerëve. Për ta nuk përdoret pajisja fingerprint, por spreji dhe llamba UV.