Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Aleksandar Dashtevski sot tha zgjedhjet lokale do të jenë me pajisje për leximin e shenjave të gishtit.
“Ne do t’i bëjmë të gjitha kushtet për ta zbatuar këtë. Koha është e shkurtër, por duke pasur parasysh të gjitha rrethanat që ndodhën, do të arrijmë këtë obligim”, tha Dashtevski.
Ai rikujtoi se këto ditë është bërë përditësimi më i ri i Listës Zgjedhor dhe ju bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre përmes ueb-faqes.
|E rëndësishme është që qytetarët se ka transparencë më të madhe dhe qasje që të përfshihen në mënyrë aktive në kontrollimin e vazhdueshëm të të dhënave të tyre. Për këtë qëllim, për herë të parë do të rrisim njoftimin, transparencën dhe qasjen dhe përgatitën video që do të emitohet në media”, tha anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko./Telegrafi/