Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) bën thirrje tek të gjithë organet zgjedhore, të kyçur në procesin e organizimit dhe zbatimit të referendumit, që punën e tyre ta bëjnë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, në pajtim me procedurat ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vëzhguesit e akredituar gjatë kryerjes së vëzhgimit siç thonë nga KSHZ, janë të obliguar tu përmbahen rregullave dhe procedurave nga Kodeksi për vëzhgim të referendumit 2018 dhe deri në fund t’i zbatojnë rregulloret ligjore që rrjedhin nga Kodi.
Vëzhguesit janë të obliguar që t’i njohin dhe respektojnë dispozitat e Ligjit Zgjedhor, Ligjit për referendum dhe format tjera të sqarimit të qytetarëve dhe Kodeksit për vëzhgim të referendumit dhe të afrohen drejtë dispozitave për vëzhgim të referendumit me të cilën është rregulluar procedura për mbajtjen e referendumit, thonë nga KSHZ.
Nga KSHZ, gjithashtu thonë se, vëzhguesit e akredituar gjatë zbatimit të procedurave të referendumit nuk mund të ndikojnë në asnjë mënyrë në procedurën e sqarimit të referendumit, si dhe në procedurën e numërimit të votave, nuk mund të mbajnë simbole dhe shenja partiake, tu japin udhëzime votuesve./Telegrafi/