Në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë ka trajnuar 17 profesionistë të punësuar në administratë që ata pastaj të trajnojnë administratën e këtij institucioni nëpër komuna të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Në trajnimin e organizuar në Dojran nga 14 deri më 16 shtator Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka trajnuar 17 profesionistë për mbarëvajtjen administrative të zgjedhjeve dhe për këtë dituri ato do të duhen që ta tregojnë tek komisionet komunale për zgjedhjet e ardhshme” thonë nga KSHZ.
Këtë trajnim e ka ndihmuar Fondacioni ndërkombëtar për sistem zgjedhor (IFES)./Telegrafi/