Site icon Telegrafi

KSHZ do t’i shqyrtojë kërkesat për vëzhgues të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasdite do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohen kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgim të Zgjedhjeve lokale 2017 të parashtruar nga Misioni i OSBE-së, nga KQZ të Kosovës, nga Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe nga Asociacioni civil MOST nga Shkupi.

Në rend dite para anëtarëve të KSHZ-së do të gjendet edhe Informacioni për raporte të pranuara financiare nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në pajtim me Kodin zgjedhor, ndërsa do të shqyrtohen Formulari lidhur me nevojën e thirrjes së policisë nga këshilli zgjedhor dhe veprimi i policisë në vendvotim në ditën e votimit dhe Udhëzimit shumëgjuhësh për votim.

Në zgjedhjet e 15 tetorit do të ketë 87 monitorues dhe 123 përkthyes. /Telegrafi/

Exit mobile version