Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) hodhi poshtë kërkesën e ministrit teknik të MPB-së, Naqe Çulev, i cili kërkon nga anëtarët e KSHZ-së të interpretojnë nenin 46 të Ligjit pvr Qeveri dhe kompetencat e këtij ligji.
Anëtarët e KSHZ-së theksuan se ata nuk janë të autorizuar të japin mendim, as vlerësime për ligjshmërinë e ligjeve duke thënë se interpretim autentik mund të japë vetëm Komisioni kuvendar juridiko-ligjdhënës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
KSHZ konstatoi se kërkesa e Çulev hidhet poshtë dhe se nuk ka të bëjë me zgjedhjet.
Ndyrshe, ministri teknik Çulev tha se është dërguar kërkesa për shkak se në MPB ka aktivitete për çdo ditë, siç është mbajtja e rendit publik dhe qetësisë publike, zbulimi dhe procedimi i veprave penale nga krimi o organizuar ndërsa nënshkrimet e nevojshme, ndikojnë në uljen e efikasitetit në MPB./Telegrafi/